Italia vazhdon të jetë e përulur me luftën kundra Covid-19 ku deri tani janë mbi 21.000 të prekur dhe mbi 1.800 viktima ndërkohë që në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 368 persona.
Një tregim i trishtë i gjendjes aktuale në vendin fqinj u shkëput nga ditari i një infermiereje italiane e quajtur Maria Cristina Settembrese.
Prej më shumë se 10 vitesh ajo punon në spitalin San Paolo në Milano që tani është kthyer në një nga pikat e karantinimit për pacientët e infektuar.
Maria ka rrëfyer momentin e vështirë kur një 42-vjeçar pozitiv me Koronavirus e pyeti nëse do të mbijetontë pasi e prisnin 2 vajza në shtëpi. “Maska mu mbush me lot, nuk do ta harroj kurrë këtë moment. 15 shtretërit me ventilim të spitalit janë zënë të gjithë me pacientë të sëmurë. Moshat e tyre nisin nga 48 vjeç e lart. Pak herë kam qarë gjatë punës time por tani ndodh përditë sidomos kur shoh pacientë të cilët nuk i shtrojmë dot në reanimacion” -tregon ajo e përlotur.