Aktualitet

Ditë e bukur, por e ftohtë në vendin tonë!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët dhe me vranësira kalimtare.

Mjegulla/mjegullina janë të pranishme në orët e mëngjesit e të mbrëmjes, kryesisht përgjatë zonave luginore. Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut e me shpejtësi mesatare 5 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon është i forcës 1 ballë. Sa iu përket temperaturave, variojnë në vlerat nga minus 4 në 17 gradë Celsius.