Aktualitet

Ditë me kthjellime në të gjithë territorin!

Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët në pothuajse të gjithë vendin e gjatë gjithë ditës.

Era fryn me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi është i forcës 1-2 ballë. Ndërkaq, temperaturat variojnë 7-25 gradë Celsius.