Horoskopi Live From Tirana

Divorc në horiziont, astrologia paralajmëron Bricjapët: “Kujdes në dashuri, ka persona të tretë…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji nëntor për secilën shenjë të zodiakut. Sipas astrologes, një nga shenjat në veçanti do të ketë probleme, bëhet fjalë për Bricjapin:

Bricjapët duhet të kenë kujdes sepse do të jenë pak zemërthyer. Nëse një Bricjap ka pasur një lidhje ‘ndahu-bashkohu’, një lidhje si të lidhur me magji ose që gjatë jetës së tyre mund të kenë pasur persona që i kanë plagosur zemrën, kanë të bëjnë me persona që janë xhelozë dhe kanë një rrugë të gjatë për të arritur atje ku janë. Janë në kërkim të diçkaje. Kohët e fundit dolën pak të vetmuar, për të kërkuar një dritë, por duhet të presin dhe pak. Do të kenë udhëtime tregtie ose biznesi. Më përpara i kanë marrë vendimet me të nxituar, por do të kenë nisma të reja, do ecin përpara, do kenë një energji pozitive. Në dashuri duhet të kenë kujdes, sepse mund të kenë një ndarje, ose një divorc. Në financë do jenë mirë, por do kenë pak probleme shëndetësore. Duhet të kenë kujdes dashurinë në muajin nëntor, shikoj ndarje. Mund të jetë dhe një person i tretë që ndërhyn në familjen e tyre. Ka tradhti ose pabesi.