Celebrities Gossip Showbiz

Dj DAGZ i thotë “Të dua”, ndërsa Einxhel…

Duket se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po krijojnë marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin dhe tashme ata janë të përfshirë nga ndjenjat e forta. Këtu po flasim për marrëdhënien romantike të krijuar nga çifti më i ri i shtëpisë, Einxhel dhe Dagz.

Dyshja janë duke e shijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë me shumë puthje, përqafime madje edhe mëngjese romantike krah njëri-tjetrit. Të martën e kaluar, lidhja e tyre brenda shtëpisë u rrezikua për shkak të nominimit ku madje Einxhel u votua për të dalë jashtë, por arriti të vazhdonte sërish lojën, shkaku se kishte biletë kthimi.

Tanimë dyshja vazhdon e qetë lidhjen e tyre, por diçka ka rënë në sy. Teksa kanë qenë të shtrirë në krevat, DAGZ i ka thënë Einxhel “Të dua” dhe ndërsa prisnim që bukuroshja t’ja kthente këtë deklaratë, ajo thjesht buzëqeshi.

https://www.instagram.com/tv/CYqfLjqBsVx/?utm_source=ig_web_copy_link

Së fundmi teksa kanë qenë duke biseduar bashkë, një pyetje e DAGZ drejtuar bukuroshes dhe përgjigja e kësaj të fundit na lanë të kuptojmë se dyshja paskan plane serioze me njëri- tjetrin.

DAGZ: A do e bëje një fëmijë me mua?

Einxhel: Po edhe e mendoj. Do ishte i lezetshëm. 

Einxhel dhe DAGZ deri më tani na kanë treguar se pëlqehen dhe gjatë Prime-t qëndrojnë të kapur për dore, megjithatë na duhet të presim për të parë se si do të avancojë lidhje mes dyshes.