BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip Showbiz

DJ Gimbo habit me deklaratën e tij për marrëdhënien Selin-Miri! “Nëse nuk do të ishte dikush si unë, kjo kishte vazhduar ende e mashtruar…”

Në pjesën e fundit të programit të Big Brother VIP Radio, live në valët e Top Abania Radio-s dhe YouTube, në fokus ishin DJ Gimbo dhe Selin Bollati, të cilët u shfaqën të veshur njësoj, duke nxitur menjëherë diskutime për raportin mes tyre, edhe pse ende nuk janë zyrtarisht çift.

Moderatorët e kësaj pjese të fundit, e kanë pyetur Selin, drejtpërdrejtë, nëse ka pëlqim për Gimbon, e cila nuk hezitoi të përgjigjej. Ajo falënderoi për ftesën dhe u shpreh se brenda shtëpisë nuk ka frikë të tregojë ndjenjat kur pëlqen realisht dikë.

Më pas, Kristi e pyeti Gimbon për mënyrën se si Selin ishte para ardhjes së tij në shtëpi dhe më pas, si dhe nëse ai mendonte se shprehja e pëlqimit ndaj saj mund të ketë

Nuk e besoj se ka qenë i nxituar vendimi jem’

-u shpreh DJ Gimbo, duke theksuar se çdo gjë ka ndodhur natyrshëm.

Moderatori nuk është mjaftuar me kaq, duke iu drejtuar sërish Gimbos:

Ti mendon se duke shprehur pëlqimin tënd, ka ndikuar në prime-in e mbrëmshëm?

Gimbo u shpreh:

Nuk është pika kryesore, është një ndër pikat. Ka pas shumë gjëra, sepse nëse nuk do të ishte dikush si unë, kjo kishte vazhduar ende e mashtruar…