BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip Showbiz

“Nuk kam 100% besim tek Brikena…” Mateo habit me deklaratën e tij ndaj banores!

Një tjetër moment i sinqertë ka ardhur nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ku Mateo ka folur hapur për raportin e tij me Brikenën dhe pritshmëritë që kishte gjatë një momenti romantik, surprizë mes tyre, ku Mateo vendosi të bënte një hap drejt banores.

I pyetur nga banori-moderator, Kristi Lamaj, nëse e kishte pritur një përqafim në atë situatë, ai pranoi se kishte pasur pritshmëri, por theksoi se raporti mes tyre vazhdon të shoqërohet me pasiguri dhe dilema.

Normalisht që e prisja dhe e kërkova. Pavarësisht të gjithë pëlqimit tim dhe qasjes sime, siç ka frikë Brikena dhe nuk ka besim tek unë, as unë nuk kam 100% te Brikena…. Kam dilemat e mija që gjatë gjithë kohës i vë në dyshim me veten time dhe i sqaroj me veten time.