Showbiz

Djaloshi shqiptar bëhet kryefjala e medias së huaj, tenton t’i propozojë të dashurës por i digjet shtëpia

Romanca nuk ka vdekur ende miq…aq më tepër kur bëhet fjalë për djemtë shqiptarë!

Albert Ndreu është djaloshi shqiptar i cili i vuri flakën shtëpisë së tij kur po tentonte t’i propozonte për martesë të dashurës së tij. Djaloshi i cili jeton në Angli kishte menduar për ditë të tëra për propozimin më romantik të mundshëm që asnjë vajzë nuk do të mund t’i rezistonte.

Ai kishte blerë tullumbacet, petalet e trëndafilave, lulet, çokollatat dhe qirinj të panumërt me të cilat formoi fjalët “A do të martohesh me mua“.

Teksa kishte bërë gjithçka gati, Alberti shkoi për të marrë të dashurën e tij por kur u kthye në shtëpi gjithçka ishte shndërruar në shkrumb e hi. Qirinjtë e shumtë kishin djegur të gjthë dhomën ndërkohë që në vendngjarje ai gjeti 3 forca zjarrëfikëse.

Megjithatë, tentativa e tij nuk dështoi, në mes të dhomës së shkatërruar ai i’u ul partneres së tij në gjunjë duke i kërkuar dorën dhe sigurisht që 22-vjeçarja i ka thënë një ‘Po” të madhe.