Politikë

Djegia e mandateve të opozitës, Manja: Kuvendi mbetet legjitim!

Djegia e mandateve të deputetëve të opozitës për kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, është tentativë për të bllokuar reformën në drejtësi, por që nuk do të ndodhë. “Kuvendi është legjitim edhe me djegien e mandateve të opozitës, por ky akt i paprecedentë dëmton rëndë integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Manja. Ndërkohë Kuvendi miratoi shtesën e personelit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor me votat e maxhorancës. Kështu në organin më të lartë qeverisës të akuzës numri i punonjësve do të jetë 65, megjithëse vetë KLP kishte kërkuar 75 vetë. Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, tha se kjo shtesë duhet për shkak se është rritur volumi i punës.