Love & Sex

Djemtë bien në dashuri më shpejt se vajzat dhe ky është fakt!

Djemtë bien në dashuri më shpejt se vajzat. Tashmë ky fakt është provuar shkencërisht. Sipas shkencës bëhet fjalë për një karakteristikë gjenetike që i bën më të prirur djemtë/burrat për ndjenja, ndërkohë që gratë dhe vajzat kanë nevojë për një periudhë më të gjatë pjekurie.

Antropologia amerikane Helen Fischer mendon se meshkujt dashurohen më shpejt se femrat për shkak të një ndikimi të konsiderueshëm të shikimit, në sistemin sensorial. Praktikisht, kur një djalë shikon një vajzë dhe e konsideron tërheqëse, diçka ndodh. Ndjesitë e forta të shikimit dërgojnë stimuj në tru, që siç mendohet shkaktojnë ndjesinë e dashurisë.

Eshtë mjaft e zakonshme që një burrë me pamje mesatare, që ka vetëbesim është më i suksesshëm me gratë, sesa dikush me një fytyrë më tërheqëse. Dhe tani ka një shpjegim. Një studim i botuar në ‘Psychological Science’ zbuloi se burrat, pamja e të cilëve është larg standardeve të bukurisë, por që kanë më shumë besim në vete, janë më të suksesshëm se burrat me atraktivitet më të lartë fizik.

Së fundmi, eksperimentet që u realizuan nga psikologët e “Princeton Janine Willis” dhe “Alexander Todorov”, treguan se na duhen vetëm 1/10 e sekondës për të formuar një opinion për një person vetëm duke parë fytyrën e tyre. Gratë zakonisht nuk ndalen këtu dhe kanë kohë të mjaftueshme për të vlerësuar trupin, prerjen e flokëve dhe shumë tipare të tjera në dukje të parëndësishme. “Bright Side” zbulon nëntë gjërat që nuk u shpëtojnë dot syrit të një femre kur shohin një mashkull.