Dy vogëlushët nga Thumana, Aureli dhe Alesjo të cilët i shpëtuan tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, kanë bërë ëndrrën e tyre realitet.
Ata kanë takuar në Kryeministri dy futbollistët e famshëm Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon duke marrë kështu një surprizë shumë të bukur.
Ishte kreu i shtetit Edi Rama ai i cili i priti dy yjet e Juventusit në ambientet e Kryeministrisë dhe u tregoi historinë e trishtë të dy djemve të cilët u hodhën nga pallati për të shpëtuar jetën ndërkohë që kanë humbur disa nga familjarët e tyre.