Gossip

“Do të jemi armiq!” Debati i parë shpërthen në BBVIP Albania 5 mes Brikena Selmanit dhe Armir Shahinit?

Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 ka përjetuar përplasjen e parë serioze, teksa Brikena Selmani dhe Armir Shahini (Miri) kanë ndezur debat rreth sjelljeve, pozicionimeve dhe raportit që do të kenë me njëri-tjetrin në lojë.

Gjatë një bisede të drejtpërdrejtë, Brikena i ka bërë të qartë këngëtarit se nuk e sheh veten si mike të tij në shtëpi, por përkundrazi si armike.

Ajo ka theksuar se disa sjellje që i ka perceptuar si “superiore” nga ana e Mirit e kanë irrituar që në ditët e para.

Nga ana tjetër, Armiri është përpjekur ta kundërshtojë këtë mendim, duke theksuar se në shtëpinë e BBVIP nuk ka hierarki dhe se të gjithë banorët janë të barabartë.

Ai i ka sugjeruar Brikenës të mos analizojë çdo detaj, pasi sipas tij, analizat e tepërta mund të çojnë në keqkuptime.

Debati është ashpërsuar kur Miri i tha se koha është e kufizuar dhe se analizat e shumta nuk i shërbejnë lojës, ndërsa Brikena ia ktheu prerë se ka plot kohë, duke kujtuar se aventura në BBVIP sapo ka nisur dhe zgjat disa muaj.

Biseda mes tyre la të kuptohet se raporti i dyshes do të jetë i tensionuar dhe se përplasjet mund të shtohen në ditët në vijim. Me këtë debat të parë, duket se vijat e ndarjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë filluar të vizatohen që herët.