Prej tre orësh, greva e doganierëve grekë po bllokon kalimin e automjeteve në pikë-kalimet kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës. Pezullimi zgjat deri nesër në 7 të mëngjesit. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, “Gjatë këtij harku kohor, lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve”. E njëjta situatë është dhe në pikat kufitare të Greqisë me Maqedoninë e Turqinë.
Per cfare mbahet greva?
Greva në Greqi është e përgjithshme e organizohet nga Sindikata e Punonjësve të Ministrisë së Financave. Gjithashtu, pezullimi përfshin lëvizjet në porte, aeroporte, si dhe me automjetet e transportit publik. Por, bllokimi nuk kursen as spitalet e shërbimet civile. Sindikatat besojnë se grevat janë e vetmja rrugë që Qeveria Tsipras të zbusë reformat ekonomike, të ndërmarra me qëllim plotësim e detyrimeve të kredi-dhënësve të saj për të shpëtuar ekonominë ende në kolaps të Greqisë.