Celebrities Showbiz

Doja Cat befason me pamjen e saj të re!

Këngëtarja fituese e çmimit ‘Grammy’, Doja Cat, ka befasuar ndjekësit e saj me një selfie ku shfaqej me një pamje krejtësisht ndryshe nga ajo që është e njohur, për stilin e saj ekstravagant dhe grimin e guximshëm.

Në postimin e saj në platformën X (ish-Twitter), 29-vjeçarja u shfaq pa grim dhe me një paruke bionde, ndërsa kishte veshur një bluzë të bardhë dhe syze me kornizë metalike.

E gjithë pamja ishte shumë natyrale, me një buzëqeshje të thjeshtë që e bëri atë të dukej krejtësisht ndryshe nga imazhi që fansat janë mësuar ta shohin.

Komentet nga ndjekësit ishin të shumta, disa duke e krahasuar me një “bibliotekare seksi” ose një “Karen”, ndërsa të tjerë e vlerësuan për bukurinë e saj natyrale.

Disa fansa spekuluan se ky ndryshim pamjeje mund të ishte një shenjë e një faze të re në karrierën e saj muzikore, sidomos pas publikimit të albumit të saj të fundit, ‘Scarlet’, në shtator 2023.

Ky postim vjen pak javë pas një tjetër ‘lajmi’ të ndarë me fansat, ku këngëtarja tregoi tatuazhin e saj të ri në këmbë, që po ashtu bëri jehonë në rrjetet sociale.