Bota Gossip Showbiz

Dokumentet e reja për Jeffrey Epstein zbulojmë lidhjen e papritur me UFO-t?

Më shumë se tre milionë dokumente janë deklasifikuar në çështjen që lidhet me Jeffrey Epstein, një skandal që ka tronditur nivelet më të larta brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara.

Përtej akuzave të rënda për abuzim seksual të të miturve, në dosje kanë dalë në pah edhe materiale që lidhen me interesin e tij për çështjen e UFO-ve.

Sipas gazetarit dhe studiuesit Javier Sierra, gjatë një transmetimi në programin Cuarto Milenio të drejtuar nga Iker Jiménez, në dokumente përmendet një email i datës 26 shkurt 2018, i drejtuar fizikanit teorik dhe kozmologut amerikan Lawrence Krauss.

Sipas Sierra-s, në komunikimet e zbuluara shihet interesi i Epstein për të kundërshtuar teoritë mbi rrëmbimet jashtëtokësore, përvojat pranë vdekjes apo fenomene të tjera paranormale.

Madje, pretendohet se ai ka dhuruar dy milionë dollarë për organizatën e lidhur me Krauss, me qëllim mbështetjen e qasjeve skeptike ndaj këtyre fenomeneve.

Ka dokumente ku persona që besojnë më shumë në temën e UFO-ve i kërkojnë fonde Epstein-it për projektet e tyre

-u shpreh Sierra në emision.

Megjithatë, sipas tij, gjithçka tregon se Epstein ishte më i prirur drejt qëndrimeve mohuesve dhe kishte interes për të diskredituar publikisht teori të tilla.

Kishte një interes për t’i paraqitur këto çështje si të pabaza në sytë e shoqërisë

-përfundoi Sierra.

Zbulimet e fundit shtojnë një dimension tjetër në profilin kompleks të financierit, duke treguar se përveç rrjetit të tij të fuqishëm shoqëror, ai kishte interes edhe në debatet shkencore dhe teoritë që lidhen me fenomene jashtëtokësore.