Aktualitet

Dokumenti i Brukselit, nuk çelen negociatat me Shqipërinë

Në Maqedoni, media publikoi një dokument të Brukselit, në të cilën jepet opsioni i mos çeljes së negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Bëhet fjalë për një draft që qarkullon nëpër qarqet e BE-së, ku vendi ynë nuk ka shumë shpresë për të marrë dritën jeshile në qershor. Pas këtij dokumenti nuk qëndrojnë të gjitha shtetet, por ato skeptike për çeljen e negociatave për të dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Sipas draftit, është bërë pak progres me reformën në drejtësi, luftën antikorrupsion dhe krimin e organizuar.