Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Don Phenom banor në BBV5?! Ka një kusht dhe një thirrje për produksionin: “Ju lutem…”

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artisti i njohur, Don Phenom. Në këtë intervistë ekskluzive ai ka ndarë detaje nga jeta e tij, karriera ndër vite dhe projektet që pritet të realizojë shumë shpejt dhe jo vetëm kaq…

Kur u pyet nga Niko në lidhje me Big Brother VIP, artisti u shpreh se do ta pranonte ftesën vetëm me një kusht.

Në Big Brother mund të futem vetëm nëse është formati që të burgosin. A e dini që është një format i Big Brother-it në botë që të burgosin? Vetëm ashtu mund të futem.

Sepse është talent nervash, nuk e di a kam edhe aq talent të duroj. Nuk do toleroj se do më vijë në majë të hundës. Aty është kush mund të jetë më i zoti që të mos shpërthejë. Unë debatet i kisha përballuar por ofendimet jo. Janë disa pika shumë delikate ku mund të futet familja në rol dhe a e dini çfarë? Më mirë po rri kështu. Po bëj tifozin nga larg. 

Ndër të tjera theksoi se:

Formati është i bukur dhe në qoftë se do të ishte ai formati i burgut brenda do të ishte perfekt për mua. Atëherë unë do të kisha ditur si të merresha, përndryshe jo. Kështu që drejtora ju lutem futeni burgun brenda, vendoseni opsionin e tillë dhe Doni futet direkt. Atëherë ne e shohim se sa nerva kanë…