Aktualitet Bota Politikë

Donald Trump betohet si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara

Republikani Donald Trump është betuar si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai u betua se “do të ruajë dhe mbrojë” Kushtetutën e SHBA-së.

“Betohem solemnisht se do të shërbej me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do ta bëj më të mirën për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Përpara Trumpit, James David Vance është betuar si nënpresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ceremonia mbahet brenda ndërtesës së Kapitolit, në Rotondë, ashtu siç ndodhi për Ronald Reagan në vitin 1985. Këtë post, ai e mbajti edhe nga viti 2017 deri më 2021.

Është hera e parë që nga vitet 1890 që një president i cili u mund në zgjedhje, kthehet fitimtar për të bërë betimin për herë të dytë.

Ceremonia brenda Capitol për shkak të temperaturave të ulëta. Pas betimit, Trump do t’i drejtohet kombit dhe më vonë pritet të marrë pjesë në tre ballo inaugurimi gjatë mbrëmjes.

Ai ka planifikuar një sërë urdhrash ekzekutivë që do të hyjnë në fuqi. Ja një vështrim mbi disa prej tyre.

Migracioni

-Trump do të shpallë një emergjencë kombëtare në kufi për të dërguar më shumë trupa dhe burime njerëzore atje.

-Ai ka urdhëruar zyrtarët të rinisin ndërtimin e murit kufitar SHBA-Meksikë.

-Republikanët synojnë të revokojnë të drejtën e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve që janë ilegalisht në SHBA.

-Ai planifikon të rivendosë politikën e njohur si “Qëndro në Meksikë”, e cila kërkon që emigrantët të presin në Meksikë për seancat e tyre të azilit.

Ekonomia

-Trump planifikon të shpallë një emergjencë kombëtare energjetike, që sipas tij do t’i lejojë vendit të prodhojë më shumë burime natyrore dhe të krijojë vende pune.

-Ai gjithashtu dëshiron të “ndalojë mandatin për makinat elektrike” dhe përpjekjet për të kufizuar zgjedhjen e konsumatorëve, sipas administratës së tij.

– Sipas Wall Street Journal, Trump planifikon të udhëzojë qeverinë të vlerësojë marrëdhëniet tregtare të SHBA-së me Kinën – por ende nuk ka në plan të vendosë tarifa të reja.

Diversiteti dhe gjinia

-Ai po planifikon një urdhër ekzekutiv që do të “përfundojë DEI [diversiteti, barazia dhe përfshirja] brenda qeverisë federale.”

-Një tjetër urdhër ekzekutiv do të “përcaktojë se është politikë e SHBA-së të njohë dy sekse – mashkull dhe femër – që nuk mund të ndryshohen