Aktualitet

Donald Trump për Covid-19: “Shohim dritë në fund të tunelit”

Donald Trump tha se sheh shpresë në luftën kundër koronavirusit. Ndonëse sa i përket viktimave, në dy javët e ardhshme pret shifra që i cilëson “të tmerrshme”, presidenti amerikan shprehet optimist sa i përket rasteve. “Shohim dritë në fund të tunelit”, – tha Trump. Referuar Italisë e Spanjës, shefi i Shtëpisë së Bardhë thekson se “po ndodhin gjëra të mira”. Mbi 9 mijë e 200 vetë kanë humbur jetën deri tani në Amerikë.