Food & Drink Health & Beauty

Doni ta shijoni bukën dhe të mos shëndosheni?! Ne ju zbulojmë këtë sekret!

Buka është ushqim bazë në çdo shtëpi, por shpesh lind pyetja: a të shëndosh apo jo? Sipas mjekut Alexandre Olmos Torrex, gjithçka varet nga mënyra e konsumimit. Ai shpjegon se nëse buka ngrihet dhe më pas shkrin, një pjesë e niseshtesë kthehet në niseshte rezistente, e cila nuk tretet plotësisht dhe vepron si prebiotik, duke ushqyer bakteret e mira në zorrë.

Kjo e bën bukën më të shëndetshme; ul rritjen e glukozës, jep më pak kalori dhe ngop më shumë. Pra, ngrirja e bukës para konsumimit mund të jetë çelësi për ta shijuar pa u shqetësuar për peshën apo sheqerin në gjak. Një fetë bukë normale konsiderohet si një racion, por jo çdo fetë është e njëjtë me tjetrën, ndaj kujdesuni që buka të jetë me drithëra të plota. Po ashtu, racioni ditor i bukës dhe i drithërave është në varësi të moshës, gjinisë dhe aktivitetit fizik.

Racioni i drithërave përmban bukën dhe çdo drith tjetër që konsumoni. Ekspertët thonë se gratë nga 19 deri në 50 vjeç duhet të konsumojnë 6 racione drithi në ditë. Bukë, gjalpë dhe reçel është fantazia më e madhe që shumëkush prej nesh mund të ketë çdo mëngjes para se të shkoj në punë ose në shkollë.

Por një artiste vizuale kineze dhe që në rrjetet sociale identifikohet si Jiang Caicai, ka shndërruar lyerjen e fetave të bukës në një art më vete. Kohët e fundit, shumë njerëz po ndjekin regjime ushqimore që synojnë eliminimin e karbohidrateve për një kohë të caktuar. Me karbohidrate e kemi fjalën me bukën, makaronat, pijet e gazuara, sheqerin e të tjerë, të cilat për shumë ekspertë janë fajtorë për shëndoshjen dhe mbipeshën.