Bota

Donte të ishte Barbi njeri, gjendet e vdekur influencerja e njohur braziliane!

Influencerja braziliane, Barbara Jankavski, e njohur si “Barbi Njerëzore”, ndërroi jetë në moshën 31 vjeç në rrethana që mbeten të paqarta. E famshme për procedurat e shumta kozmetike, që i ndau në rrjetet sociale ku kishte qindra mijëra ndjekës, Jankavski ishte bërë një simbol kontrovers i transformimit ekstrem të trupit.

Sipas policisë së São Paulos, 31 vjeçarja u gjet e pajetë më 2 nëntor, në apartamentin e një burri 51-vjeçar, i cili pretendoi se e kishte kontaktuar për “shërbime seksuale”. Ai raportoi se pasi kishin konsumuar drogë, influencuerja ra në gjumë dhe nuk tregoi shenja jete.

Shërbimet e Urgjencës e shpallën të vdekur. Kishte shenja abuzimi fizik në trupin e saj dhe shkaku i vdekjes tani është një mister. A ishte një mbidozë?

Vdekja e Barbie-t Njeri nën hetim

Autoritetet kanë hapur një hetim për “vdekje të dyshimtë” pasi zbuluan një plagë në syrin e majtë të viktimës dhe shenja në shpinë. U urdhëruan analiza autopsie dhe toksikologjike për të përcaktuar nëse shkaku ishte mbidozë, aksident apo dhunë.

Barbara, e njohur edhe në internet si “Boneca Desumana” (“Kukulla Çnjerëzore”), kohët e fundit i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe dokumentonte çdo procedurë si pjesë të identitetit të saj dixhital. Postimi i saj i fundit ishte më 1 tetor.

Lajmi për vdekjen e saj tronditi rrjetet sociale, ku miqtë dhe fansat mbushën profilet me mesazhe lamtumire. Vdekja e “Barbie-t njeri” ndezi gjithashtu debatin në median braziliane rreth kufizimeve të kirurgjisë kozmetike e brishtësisë së modeleve të imponuara nga universi digjital.