Showbiz

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj del pozitiv me Covid-19

Që në momentet e para pasi u mësua ardhja e Covid-19 në Shqipëri, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka qenë në krye të detyrës së bashku me stafin e tij madje dhe i ftuar në emisione të ndryshme për të informuar njerëzit mbi gjendjen.

Tashmë është konfirmuar se pas disa testimeve Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe do të vetëkarantinohet në shtëpinë e tij. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Lajmin e bëri të ditur ministrja Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook ku shkruan: “Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”