Sport

Drejtori turk mesazh të qartë për Rei Manajn: “Këtu kanë luajtur Sisinjo dhe Roberto Karlos! Çdo lojtar është i barabartë!”

Rei Manaj nuk e mbylli aspak mirë sezonin me Sivaspor. Dhe pse ka qenë lojtar në kyç në dy sezonet e fundit, sulmuesi i Kombëtares pati krisje me klubin turk.

Për këtë e ardhmja është vendosur në dyshim, teksa Sivaspor do të luajë në Ligën e Parë përgjatë edicionit të ardhshëm. Së fundmi u pyet për Manajn vetë drejtori teknik i Sivaspor, Osman Zeki Korkmaz.

LEXO EDHE: Chelsea bëhet gati për Botërorin e Klubeve, “Blutë” e Londrës marrin të njëjtin vendim për Brojën dhe për portierin që i priti penalltinë Manajt

“Mendoj se lojtari më i mirë është ai që ndodhet në fushë. Çdo lojtar që futet në fushë, stërvitet dhe respekton traditat, historinë e qytetit dhe të klubit është i barabartë.

Janë 22 lojtarë dhe 4 portierë që kanë filluar të punojnë individualisht. Mos harroni se Robertos Karlos dhe Sisinjo erdhën në këtë qytet. Shpresojmë t’i lëmë ditët e këqija pas. Të rëndësishëm nuk janë individët, por Sivaspori”, u shpreh drejtori teknik.

LEXO EDHE: Çalhanoglu i përgjigjet Lautaros: Kapiteni s’fajëson të tjerët, por iu qëndron pranë. Fjalët e tua na ndanë!

Sipas mediave lokale turke, destinacioni i radhës për Manajn mund të jetë Samsunspori, që po kërkon përforcime në repartin sulmues për sezonin e ri. Bardhekuqtë e mbyllën sezonin në vendin e tretë dhe do të përfaqësojnë futbollin turk në arenën ndërkombëtare, ndaj kërkojnë të rrisin cilësinë e skuadrës në këtë merkato vere.

Rey Manaj shihet si një profil ideal për të rritur efikasitetin ofensiv të Samsunsporit, ndërsa në këtë klub është aktiv edhe një tjetër përfaqësues i Shqipërisë, Arbnor Muja.

Me marrëdhëniet e prishura në Sivasspor dhe interesimin konkret të Samsunsporit, lëvizja e Manajt duket gjithnjë e më afër, ndërsa merkatoja pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e tij në javët në vijim.