Dy persona u arrestuan në Kuçovë të akuzuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, mbajtje të municionit luftarak, si dhe thyerje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Gjatë operacionit të koduar “Kompleks” u arrestuan K.K., 41 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal dhe K.Z., 27 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë.
Sipas Policisë, 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin e tij për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike, si dhe mbante në posedim një armë zjarri automatike. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, u sekuestruan: 1 armë zjarri automatike, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit K. Z., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme hetimore.