Dua Lipa është fotografuar duke ecur në rrugët e New York-ut, ndërsa interneti shpërtheu menjëherë me spekulime se këngëtarja mund të jetë pjesë e dasmës së shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce.
Ylli shqiptaro-britanik u pa të enjten me një look të thjeshtë veror, por prania e saj në qytet në të njëjtën kohë me festimet e raportuara të çiftit ka ndezur menjëherë thashethemet në rrjet.
Sipas DailyMail, edhe emra të tjerë të mëdhenj të showbiz-it si Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë parë gjithashtu në New York, duke rritur edhe më shumë dyshimet për një super-dasmë VIP që po mbahet nën masa të forta sekreti.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se Dua Lipa është e ftuar apo do të marrë pjesë në ceremoninë e raportuar. As përfaqësuesit e saj dhe as ekipi i Taylor Swift nuk kanë komentuar mbi zërat që po qarkullojnë me shpejtësi.
Dua dhe Taylor njihen prej vitesh dhe janë fotografuar së bashku në evente publike, ndërsa në vitin 2018 Swift i kishte dërguar këngëtares një buqetë me lule, një gjest që atëherë u pa si shenjë respekti mes dy superyjeve.
Por në vitet e fundit, fansat kanë vënë re një “ftohje” të mundshme mes tyre, sidomos pas disa komenteve të Lipës mbi artistët që inspirohen nga jeta private në muzikë, duke nxitur edhe më shumë spekulime për raportin e tyre aktual.
Ndërkohë, dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se po mbahet nën masa ekstreme sigurie dhe privatësie, me rregulla të rrepta për të ftuarit për të shmangur çdo rrjedhje informacioni.
New York-u ndërkohë është kthyer në epiqendrën e thashethemeve të showbiz-it botëror, me fansat që përpiqen të zbulojnë çdo detaj të festës që po cilësohet si “dasma e vitit”.