Celebrities Gossip Showbiz

Taylor Swift dhe Travis Kelce janë martuar në fshehtësi? Burimet zbulojnë detaje nga ceremonia private!

Taylor Swift dhe Travis Kelce raportohet se i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, disa ditë përpara festës madhështore që pritet të organizojnë në Madison Square Garden në New York.

Sipas Page Six, superylli i muzikës dhe lojtari i Kansas City Chiefs kanë shkëmbyer betimet martesore në praninë e një rrethi shumë të ngushtë familjarësh dhe miqsh, ndërsa ceremonia e madhe me mbi 1,000 të ftuar do të zhvillohet më vonë si një festë e dashurisë së tyre.

Ata janë tashmë të martuar

-ka deklaruar Një burim pranë çiftit për Page Six.

Një tjetër burim nga industria muzikore në Nashville pretendon se në qytet po qarkullojnë prej ditësh zëra se Taylor dhe Travis “janë martuar tashmë edhe ligjërisht”.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga çifti.

Sipas raportimeve, ceremonia private mund të jetë mbajtur në Tennessee, shteti ku Taylor Swift u shpërngul në adoleshencë për të ndërtuar karrierën e saj muzikore.

Ndërkohë, Page Six raportoi më herët se në Zyrën e Gjendjes Civile në Manhattan nuk ishte gjetur asnjë licencë martese në emër të Taylor Swift.

Megjithatë, në New York dokumentet e martesës janë të vulosura dhe nuk janë të aksesueshme për publikun, çka e bën të pamundur verifikimin e tyre.

Raportimet janë shtuar edhe pas lëvizjeve të avionit privat të këngëtares. Sipas faqeve që monitorojnë fluturimet private, avioni i Taylor bëri ndalesa në Nashville, Philadelphia dhe Tampa, qytete ku jetojnë anëtarë të afërt të familjeve Swift dhe Kelce, përpara se të rikthehej në New York.

Ndërkohë, festa madhështore në Madison Square Garden pritet të mbledhë më shumë se 1,000 të ftuar, ndërsa një darkë provë me rreth 100 persona është planifikuar një natë më parë.

Edhe pse raportimet kanë pushtuar mediat amerikane, Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk kanë reaguar ende, duke lënë të paqartë nëse ceremonia private është zhvilluar vërtet apo bëhet fjalë vetëm për spekulime.