Gossip Showbiz

Dua Lipa ‘nxeh’ bregdetin shqiptar me fotot provokuese nga pushimet para të 30-ave! “Po pushoj eshtrat…”

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon pushimet në bregdetin shqiptar, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga ditët e fundit të verës, përpara se të festojë 30-vjetorin.

Në përshkrimin e postimit, ajo shkroi me humor:

Po pushoj eshtrat e mia para se të vazhdoj të kërcej në të 30-at


Fotot tregojnë këngëtaren duke marrë rreze dielli me bikini me pika, momente intime me partnerin e saj, si dhe portrete të saj gjatë një mbrëmjeje verore, ku shfaqet me bizhuteri të mëdha dhe stil të veçantë.

Postimet kanë marrë mijëra reagime e komente nga fansat në mbarë botën.

Këto pushime vijnë pak ditë pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill”, ku Dua Lipa ishte një nga organizatoret dhe performueset më të pritura të eventit.