Gossip Showbiz

Dukagjin Lipa thyen heshtjen pas kritikave: E vërteta pas fotos së Dua Lipas duke pirë cigare!

Babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, Dukagjin Lipa, ka reaguar pas publikimit të një fotografie që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku këngëtarja shihej duke pirë cigare gjatë pushimeve.

Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, Dukagjini sqaroi se ky zakon nuk lidhet me periudhën e performancave të saj.

Dua nuk e pi cigaren para koncertit. As alkool nuk pi, as cigare nuk pi. Kur jemi në turne, nuk pi. Kur është në pushim, pi

Ai shtoi se, si një artiste e rritur dhe e pavarur, Dua ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e saj personale, pavarësisht prejardhjes kulturore.

Nuk e besoj që në shekullin 21 ka rëndësi nëse je shqiptar apo amerikan. Nëse vajza jote i ka 29-30 vjet, çfarë të drejte ke t’i thuash ‘pi’ ose ‘mos pi’

-u shpreh ai.

Deklarata e Dukagjinit vjen pas debatit të krijuar në rrjet, ku disa fansa shprehën habi dhe zhgënjim për foton e Duas me cigare, veçanërisht duke qenë se ndodhet në mesin e një turneu botëror intensiv.