Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka emocionuar fansat me një postim të veçantë në Instagram, ku shfaqet përkrah yllit ndërkombëtar të muzikës pop, Dua Lipa, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë për festivalin “Sunny Hill 2025”.
Në fotografinë e publikuar, Ledri ka shoqëruar imazhin me një mbishkrim të shkurtër, por plot emocion:
Faleminderit që je shqiptare
Kjo fjali ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar gjestin si një shprehje të sinqertë mirënjohjeje.
Fansat e kanë konsideruar postimin e Ledrit si një vlerësim për kontributin e Duas në përfaqësimin e shqiptarëve në skenën ndërkombëtare dhe në promovimin e kulturës shqiptare në mbarë botën.
Ky moment i përbashkët mes dy artistëve të dashur për publikun shqiptar ka ngjallur shumë emocion, veçanërisht gjatë një ngjarjeje të madhe si “Sunny Hill Festival”, i cili është kthyer në simbol të muzikës dhe krenarisë shqiptare.