Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram momente të veçanta nga pushimet me familjen dhe miqtë e saj.
Fotografitë e publikuara tregojnë një Dua të relaksuar dhe të lumtur, duke shijuar diellin dhe bukuritë natyrore të vendeve ku po qëndron.
Në disa prej tyre, ajo shfaqet me një fustan të bardhë elegant, duke treguar stilin e saj të veçantë dhe tërheqës.
Në disa foto, këngëtarja shihet pranë partnerit të saj, aktorit Callum Turner, me të cilin ndan momente intime dhe romantike, përfshirë edhe një puthje në faqe që tregon lidhjen e ngushtë mes tyre.
Përveç kohës me të dashurin dhe shoqërinë, Dua ka publikuar edhe imazhe të saj personale, ku duket në formë të shkëlqyer dhe me një pamje natyrale e të freskët.
Në një postim, ajo shkroi:
Festime të parakohshme të ditëlindjes në ishullin tim të preferuar me njerëzit e mi të preferuar, duke veshur fustanin më të bukur që Simon e bëri për mua… Nuk mund të pres për 30-tat.

Këto pushime vijnë pas përfundimit të suksesshëm të shfaqjes së saj në natën e parë të festivalit “Sunny Hill 2025”, event i organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa.