Një epokë e re ka nisur për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa.
Bukuroshja 23-vjeçarje po korr një sukses të jashtëzakonshëm nga promovimi i albumit të saj të ri muzikor që do të lançohet së shpejti.
Momentalisht, Dua ka lançuar vetëm 2 nga projektet muzikore të këtij albumi, “Don’t Start Now” dhe “Future Nostalgia” që u publikua vetëm pak orë më parë.
Këngëtarja e famshme ka nxjerrë vetëm videon e tekstit të këngës në kanalin YouTube dhe në vetëm pak orë ka marrë mbi gjysmë milioni shikime.
Në tekstin e “Future Nostalgia” Dua thekson se si ka hyrë në industrinë e muzikës për të ndryshuar ‘lojën’ duke publikuar këngë që sjellin një frymë të re për shijet e publikut.