Showbiz

Dua Lipa zbulon se kur e ka dhënë puthjen e parë

Krahas faktit që ajo është një ndër këngëtaret më të famshme të momentit dhe këngët e saj po bëjnë namin në chart-e muzikore e radio, po kaq shumë flitet edhe për jetën e saj romantike.

Siç e keni parë edhe nga titulli, bëhet fjalë për Dua Lipën e cila së fundmi ka dhënë një intervistë mjaft interesante për “E-Magazine”.

Bukuroshja me origjinë shqiptare qëndronte e ulur sipër një demi lëvizës (sigurisht jo një dem i vërtetë por ato që përdorin në Teksas për të luajtur e për tu argëtuar) e duhet t’i përgjigjej 30 pyetjeve të shpejta të gazetarit.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte rrëfimi se kur Dua ka dhënë puthjen e saj. Megjithëse nuk zbuloi shumë detaje, Dua tha se ishte 17-vjeçe dhe ai moment ishte vërtetë i bukur. Sigurisht askush nuk mund ta harrojë puthjen e parë.

Kujtojmë se prej vitesh, 25-vjeçarja ka qenë e lidhur me modelin e kuzhinierin, Isaac Carew. Vetëm 1 muaj pas ndarjes me të, Dua u lidh me Anwar Hadid. Çifti tani kanë gati 2 vite së bashku.