Një gazetare ka zhvilluar një lidhje direkte me Dua Lipën, gjatë së cilës i ka zbuluar se ajo është shqiptare.
Gjatë bisedës, ato shkëmbyen fjalë të ngrohta dhe përdorën edhe disa shprehje në shqip, duke e bërë takimin ende më të veçantë.
Gazetarja, e cila është pjesë e CBS News në Chicago, i tha Dua Lipës se ndihej shumë krenare që ajo është shqiptare dhe e njoftoi se, kur të vizitojë Chicago, do të mblidhte një grup të njohur të artistëve shqiptarë, duke përfshirë Rita Orën dhe Bebe Rexhën. Dua Lipa e priti këtë propozim me entuziazëm, duke thënë se ideja ishte fantastike.
Biseda mes tyre ishte e mbushur me shumë emocion dhe respekt, ku gazetarja e përgëzoi Dua Lipën për suksesin dhe theksoi se ishte një nder të fliste me të. Dua e falenderoi për mbështetjen dhe e shprehu gëzimin që kishte për këtë mundësi të bisedonte me një bashkëkombase.