Aktualitet

“Duam siguri në shkolla”- Marshim sensibilizues edhe në Elbasan për vrasjen e 14-vjeçarit te “Fan Noli”

Reagimeve të shumta pas vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani  te shkolla “Fan Noli ” në kryeqytet, ju është bashkuar edhe Elbasani  mbrëmjen e kësaj mesjave.

Një grup i vogël të rinjsh , prindërish , mësuesish dhe aktivistësh  të shoqërisë civile u mblodhën në orën 17.00 në Sheshin “Gensher”  në qendër të qytetit .Ata nëpërmjet  mesazheve  të tyre bënë thirrje dhe kërkuan që rendi dhe siguria në shkolla të jetë në shkallën maksimale .Shqipëria  ka nevojë për një ndryshim të thellë për të ndërtuar një të ardhme sa më të sigurt, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

 LEXO EDHE: Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun!
Organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë shprehën zhgënjimin e madh të tyre që me ta këtë mbrëmje në marshimin sensibilizues me moton për më shumë siguri në shkolla nuk u bashkuam qindra e mijëra nxënës e prindër.

Të gjithë duhet të kërkojmë siguri në shkolla për fëmijët tanë dhe më shumë siguri kudo ku jetojmë e punojmë thanë pjesmarrësit në këtë marshim ku disa prej tyre mbanin në duar pankarta me me mbishkrime të tilla si ,”Zgjidh paqen , jo dhunën”,”Jeta është e vyer, mbroje”, “Është më mirë të flasësh dhe të denoncosh, apo të vdesësh”?,etj.

Sot paradite në Tiranë u zhvillua protesta e tretë përpara Ministrisë së Arsimit, ku u kërkua sërish dorëheqja e ministres Manastirliu dhe u kërkua siguri e shtuar në shkolla.

Me pankarta në duar me mbishkrimin “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, pjesëmarrësit patën edhe një kërkesë.

“Unë propozoj që shkolla “Fan Noli” të marrë emrin e Martin Canit si dhe të vendoset një bust tek oborri i asaj shkolle”, u shpreh një nga pjesëmarrësit.