Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një postimi në Instagram, aty ku numëron rreth 87.4 milionë ndjekës. Në kuadër të turneut dhe vendeve që do të mbajë koncerte është edhe Prishtina. “Shihemi në Sunny Hill Festival”-ka shkruar ndër të tjerash Dua. Sunny Hill është një festival ndërkombëtar i muzikës që zhvillohet çdo vit në Prishtinë.
I themeluar në vitin 2018 nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, festivali ka për qëllim promovimin e kulturës dhe muzikës shqiptare, si dhe ofrimin e mundësisë për artistët ndërkombëtarë të performojnë në Kosovë. Këtë vit do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht. Dua Lipa, Sir Elton John, Sir Ian McKellen dhe Florence Welch janë ndër yjet që i bëjnë thirrje kryeministrit britanik të përditësojë ligjet e të drejtave të autorit në një mënyrë që t’i mbrojë ata nga inteligjenca artificiale.
Një letër e nënshkruar nga më shumë se 400 muzikantë, shkrimtarë dhe artistë britanikë, drejtuar Sir Keir Starmer, thotë se mosdhënia e kësaj mbrojtjeje do të thotë që ata do t’ua dhurojnë punën e tyre firmave të teknologjisë. Gjithashtu në rrezik, shkruajnë ata, është pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar si një fuqi krijuese. Ata duan që Kryeministri të mbështesë një ndryshim në Projektligjin për të Dhënat që do t’u kërkonte zhvilluesve të jenë transparentë me mbajtësit e të drejtave të autorit në lidhje me përdorimin e materialit të tyre për të trajnuar modelet e inteligjencës artificiale. Nënshkrues të tjerë përfshijnë autorin Kazuo Ishiguro, dramaturgun David Hare, këngëtarët Kate Bush dhe Robbie Ëilliams, si dhe Coldplay, Tom Stoppard dhe Richard Curtis.