Aktualitet

Dumani vizitë zyrtare në SHBA, kush është zyrtari i lartë që do të takojë në DASH!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas axhendës së publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Dumani do të zhvillojë një takim në orën 16:30 me orën lokale, me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Evro-Aziatike, Brendan P. Hanrahan.

Takimi do të mbahet në ambientet e Departamentit të Shtetit, por sipas njoftimit zyrtar, ai është i mbyllur për mediat dhe nuk do të ketë mbulim nga shtypi.

Po ashtu, DASH konfirmon se nuk është parashikuar asnjë konferencë për shtyp pas takimit.