Aktualitet

Durrës, “Detyrim paraqitje” për zv/drejtorin e Kadastrës dhe dy nënpunësit e institucionit

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për nëndrejtorin e Kadastrës në Durrës, Arben Isaku. E njëjta masë është dhëne edhe për dy të arrestuarit e tjerë, specialistin dhe ekonomistin e Kadastrës. Arben Isaku, u shpall në kërkim nga policia pas aksionit “Plazh i lirë” në Durrës. Ai së bashku me dy zyrtarët e tjerë akuzohet se përmes falsifikimit të dokumenteve ka dhënë leje legalizimi false për dy persona.