Grabitet në Durrës banesa e avokatit Edmond Saliu. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa avokati Edmond Saliu deklaroi sot në polici se i kanë vjedhur rreth 350 milionë lekë. Ai thotë se paratë kanë qenë në valuta të ndryshme, lëkë, dollarë, euro si dhe letra me vlerë. Mësohet se autorët kanë marrë kasafortën që mbahej me çeles. Policia dyshon se vjedhja mund të jetë kryer nga persona të afërm të familjes. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.