Njëzet punonjëse të një rrobaqepësie në Shkozet u shtruan në urgjencë në spitalin e Durrësit me simptoma helmimi. Gra e vajza, mes të cilave dhe një shtatzënë shfaqën shenja intoksikimi. Një nga punonjëset është sjellë në Tiranë, për trajtim më të specializuar. 13 pacienteve u është marrë gjaku për ekzaminim në Tiranë, me qëllim përcaktimin e shkakut të kësaj gjendjeje.