Prokuroria e Durrësit nisi verifikimet pas lajmit për kontenierët me mbeturina. Mediat italiane shkruanin për zhdukjen e rreth 1 mijë kontenierëve në Shqipëri gjatë 2016-ës, destinacioni i të cilave ishte Maqedonia. Më herët ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e cila mohoi që në Portin e Durrësit të kenë kaluar ilegalisht kontenierë të tillë, duke nënvizuar se gjithçka ka qenë nën kontroll.