Aktualitet Bota

Dy ‘turistët’ shqiptarë kapen në trafik kokaine! Qëndronin në motele “B&B” Sekuestrohen 102 gramë drogë dhe 2100 euro cash!

Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar nga karabinierët në Pesaro, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Shqiptartë e ndaluar janë të moshës 25 vjeç dhe kishin udhëtuar drejt Italisë si turistë. Gjatë kontrollit atyre iu gjetën edhe 102 gramë kokainë.

Droga u gjet e fshehur në derën e shoferit të mjetit me të cilin po qarkullonin. Vlera e drogës nëse do të shitej e gjitha në doza, shkon në 10 mijë euro.

LEXO EDHE: Mega-operacion për trafikun e drogës në Itali/ 71 persona vihen nën hetim, të përfshirë dhe dy shqiptarë!
Oficerët më pas kontrolluan edhe dhomën e hotelit ku të rinjtë po qëndronin, një “B&B” (Bed and Breakfast/ Shtrat dhe mëngjes). Përveç lëndës narkoike, u sekuestruan edhe 2100 euro cash.

Në komodinë kishte edhe një dozë tjetër kokaine dhe mbi 3 gramë hashash. Të rinjtë u izoluan në qelitë e burgut në Villa Fastiggi. Të dy u urdhëruan nga gjykata që pas mbarimit të procesit, të largohen nga Piza dhe Emilia Romagna, raporton media italiane.

LEXO EDHE: Megaoperacion i Europol/ Zbërthimi i SKY ECC dhe ANOM çon në 234 të arrestuar në 5 shtete, kapen 21 ton drogë dhe 300 mln euro cash

Gjithashtu u ndalua gjatë aksionit edhe një shtetas italian, 53-vjeçar i njohur si përsëritës i veprave penale në fushën e drogës, që aktualisht punonte si barist në lokal. Ai u kap teksa i shiste dozën e radhës një narkomani, teksa edhe më parë, në muajin tetor të vitit të kaluar, ishte kapur me 100 gramë marihuanë. Italianit iu gjetën edhe sasi të tjera droge, deri edhe lëndë psikotrope halucinogjene.