Kanye West po i inkurajon vajzat e tij, North dhe Chicago, të shprehin anën e tyre krijuese përmes projekteve artistike. Në videoklipin më të ri të këngës “Bomb”, ai i tregon dy motrat duke udhëtuar me një Tesla Cybertruck dhe makina futuriste, ndërkohë që përbindëshat e mbuluar me gëzof përpiqen t’i ndjekin.
Ky klip është pjesë e albumit të fundit të Kanye West, “Ye’s Vultures 2”, i publikuar në gusht të këtij viti.
View this post on Instagram
Chicago shfaqet për rreth një minutë e 30 sekonda në video, ndërsa një zë në sfond thotë emrin e saj: “Është Çikago”.
West, 47 vjeç, e publikoi klipin në kanalin e tij zyrtar në YouTube, dhe menjëherë pas publikimit, ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, e shpërndau videon në Instagram, duke e promovuar me një postim ku shkruante:
BOMB ft. North West & Chicago West
View this post on Instagram
Kanye dhe Kim janë prindër të katër fëmijëve, përfshirë edhe djemtë Saint (8 vjeç) dhe Psalm (5 vjeç). Në mars të vitit 2020, North, në atë kohë 6-vjeçare, pati një paraqitje mbresëlënëse gjatë shfaqjes së modës ‘Yeezy Season 8’ në Paris, ku performoi bashkë me babain e saj.