Aktualitet

Dy viktima nga aksidentet në Shqipëri

Aksidentet rrugore shkaktuan sot dy viktima në vendin tonë. Në aksin Sarandë-Ksamil, në Berdenesh, gjeti vdekjen një shtetas maqedon i moshës 46-vjeçare. Automjeti i tij doli nga rruga dhe u përplas në një zonë shkëmbore. Në një tjetër aksident, një 65-vjeçar ndërroi jetë në Fushë-Dukat të Vlorës pasi makina tip “Ford” me targa italiane që drejtonte u përplas me një pemë, si dhe ra në një kanal, çka rezultoi fatale për shtetasin Hasan Kalaj banues në Orikum.