Nikolla Agolli, i identifikuar si autori i dyshuar i plagosjes se një 35-vjeçari në Pogradec është arrestuar nga policia në Prrenjas.
Arrestimi i tij u realizua falë koordinimit me drejtorinë e policisë Elbasan.
Sipas uniformave blu, ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 në lagjen nr. 3 të Pogradecit. Dyshohet se, pas një konflikti, Nikolla Agolli ka qëlluar me armë zjarri ndaj Brian Syzos, rreth 35 vjeç.
I plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime bëjnë me dije se Nikolla Agolli ishte plagosur në janar të vitit 2025 në një berberhane në lagjen nr. 1 të Pogradecit nga Sindi Syzo, vëllai i Brian Syzos, çka ngre dyshime se ngjarja e sotme mund të lidhet me konfliktin e mëparshëm mes tyre.