Rajoni

Dyshime për korrupsion, ministri Besim Beqaj jep dorëheqjen

Dorëhiqet Besim Beqaj, Ministri i Inovacionit dhe Sipërmarrjes në qeverinë e Kosovës. Lëvizja pason vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për të liruar postet nga të gjithë zyrtarët me aktakuza të ngritura për korrupsion. Beqaj, që është zyrtar i lartë në Partinë Demokratike, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Agim Çeku dhe këshilltarin e Kadri Veselit, Njazi Kryeziu, janë pjesë e një procesi gjyqësor në një rast përgjimesh. Në një konferencë për shtyp, Beqaj tha se ka vendosur të respektojë vendimin e partisë, por i hodhi poshtë akuzat kundër tij.