Sport

E ardhmja e afërt e Kombëtares sonë sipas Lorik Canës…

I ftuar emisionin “Pardon My French” ka qenë Lorik Cana. Ish-kapiteni i Kombëtares sonë të futbollit ka zbuluar më shumë detaje ekskluzive në lidhje me projektin e tij më të ri për shqiptarët dhe arbëreshët në Siçili dhe në Kalabri. Një seri dokumentarësh shumë interesantë.

Kur u pyet në lidhje me të ardhmen e afërt të Kombëtares sonë të futbollit ai u shpreh se:

Unë bësoj që kemi shumë talente. Edhe gjatë viteve të fundit ne kemi bërë sukses. Lojëtarë po dalin. Sigurisht që Kombëtarja ka kaluar në një fazë që po bëhet e barabartë me sukadra që 15-20 vite ishin mbi ne. Do të thotë që ne kemi ecur përpara, tani duhet që të mbahet ky lloj niveli dhe për të punuar dhe për të shkuar më sipër. Cilësinë ne e kemi dhe kemi bërë një Europian shumë të mirë. Është një skuadër që duhet pjekur akoma dhe në momentin që është pjekur mund të marrim kënaqësinë dhe suksese të tjera.