Lila Moss ka dhënë një rrëfim të rrallë për jetën si vajza e një prej supermodeleve më ikonike në botë, duke zbuluar detaje interesante nga marrëdhënia me nënën e saj dhe momentet më të paharrueshme familjare.
Në një intervistë për British Vogue, modelja 23-vjeçare tregoi si përfundoi duke “marrë kontrollin” e festës së 50-vjetorit të nënës së saj, e cila u zhvillua në restorantin Laurent at The Ritz Paris.
Sipas saj, ajo e ktheu mbrëmjen në një mini karaoke, duke kënduar pa pushim këngën Valerie të Amy Winehouse.
Ndërkohë që Kate Moss shijonte festën mes miqsh dhe luksit, Lila pranoi se jeta e saj është shumë më e thjeshtë nga sa mund të mendohet.
Vesi im më i madh është të shoh TikTok para gjumit
-tha ajo.
Ajo foli edhe për një nga “thesaret” më të mëdha të shtëpisë: garderobën legjendare të nënës së saj. Lila tregoi se shpesh e gjen veten duke eksploruar rrobat e Kate, por pranoi se disa pjesë ikonike mbahen të fshehura dhe janë jashtë kufijve për të.
Megjithatë, jo gjithçka është e ndaluar, modelja zbuloi se ka “përvetësuar” disa veshje vintage, duke përfshirë edhe një xhaketë klasike të Dior.
Rrëfimi i saj ka zgjuar interes të madh, duke ofruar një vështrim ndryshe dhe më personal në jetën e një prej familjeve më të famshme të modës.