Aktualitet

E FUNDIT/ Dhunohet avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani!

Një sherr ka ndodhur mesditën e së dielës në Vlorë, nga ku mësohet se ka mbetur i dhunuar avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.

Mësohet se Cakrani është goditur me derën e automjetit në fytyrë dhe është dërguar në spital për mjekim.

Gjithashtu bëhet me dije se sherri ka nisur për shkak të një dere të lënë hapur në pikën e karburantit.