Aktualitet

Debate në GJKKO, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës!

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Top Channel raporton se në gjykatën e posaçme, prokurorët kanë lexuar një pjesë të parashtrimeve të tyre.

Gjatë seancës ka pasur edhe debate mes palëve, sa u përket provave ndaj Metës.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani ka deklaruar se në seancën e radhës, do të paraqesin prapësimet e tyre dhe do të shprehin kërkesat në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj ish-presidentit të vendit.

“Do takohemi në datën 29, shpresojmë që të jetë përfundimtare sa i përket relatimit të kërkesës së prokurorëve dhe ne do paraqesim prapësimet tona dhe do shprehim kërkesat tona sa i përket akuzave”, tha Cakrani.