Ekspertët paralajmërojnë se fundi i oqeanit mund të klasifikohet zyrtarisht si landfill, pasi mbetjet njerëzore po grumbullohen masivisht në thellësitë detare. Një studim global i udhëhequr nga Universiteti i Barcelonës zbulon se shtrati i detit është bërë një depo gjigante mbeturinash, me disa zona që kanë dendësi ndotjeje të ngjashme me vendgrumbullimet tokësore.
Në Ngushticën e Mesinës, shkencëtarët kanë dokumentuar mbi një milion copa mbeturinash për milje katrore. Rrymat e fuqishme oqeanike dhe kanionet nënujore transportojnë plastikë, metal dhe pajisje peshkimi drejt baseneve të thella, ku mbetjet grumbullohen dhe nuk zhduken. Studimi tregon se 62% e mbeturinave të gjetura në thellësi deri në 11,000 metra janë plastike. Kjo ndotje përbën rrezik serioz për rreth 700 specie detare, përmes ngatërrimit, helmimit dhe fenomenit të njohur si ghost fishing nga rrjetat e braktisura.
Ekspertët paralajmërojnë se, nëse trendi vazhdon, oqeanet mund të përmbajnë mbi 3 miliardë tonë mbeturina brenda 30 viteve të ardhshme, duke ndryshuar përgjithmonë ekosistemet detare. Një studim i fundit i zhvilluar nga Ohio State University sugjeron se jetesa pranë oqeanit mund të lidhet me jetëgjatësi më të madhe. Studimi përfshiu të dhëna nga më shumë se 6 mijë zona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke krahasuar jetëgjatësinë sipas afërsisë me trupat e ujit.
Rikujtojmë se nërtimi i një linje hekurudhore nënujore, e projektuar për të lidhur kontinente të tëra përmes një tuneli të thellë detar, ka hyrë zyrtarisht në fazën e realizimit. Projekti, i cilësuar si një nga ndërmarrjet më ambicioze inxhinierike të shekullit, po zhvillohet në heshtje, larg vëmendjes publike, në thellësi ku presioni i ujit e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen njerëzore, sipas BBC.
Punimet po kryhen në disa mijëra metra nën sipërfaqen e oqeanit, ku makineri të automatizuara dhe robotë industrialë po gërryejnë shkëmbin detar dhe po vendosin segmente çeliku të parapërgatitura. Çdo fazë monitorohet në kohë reale nga sensorë që matin presionin, dridhjet dhe stabilitetin e shtratit të detit, pasi edhe një devijim minimal mund të rrezikojë strukturën e gjithë tunelit.